Klubet e Kosovës në zi pas vdekjes së Gazmend Sinanit

  • 23 June 2018 - 12:57
Klubet e Kosovës në zi pas vdekjes së Gazmend Sinanit

Klubet e basketbollit të Kosovës janë në zi pas vdekjes së reprezentuesit, Gazmend Sinanit.

Sinani i cili ka pasur karrierë të shkëlqyer me Sigal Prishtinën duke fituar çdo trofe të mundshme, madje edhe atë ndërkombëtar të Ligës Ballkanike, la shumë kujtime të bukura prapa.

Ai luajti edhe për KB Bashkimin dhe po ashtu së fundmi edhe për KB Rahovecin. Klubin Vreshtar ai e ndihmoi që të sigurojë playoffin e parë në histori të qytetit edhe pse pa palestër.

Sigurisht sjellja e tij korrekte sportive dhe atributet si person nuk kanë lënë pa prekur as rivalët sportiv të Sinanit, ku të gjitha klubet me anë të komunikatave kanë ngushëlluar familjarët e qendrës së Kosovës.

Sigal Prishtina në komunikatën zyrtare e cilësoi Sinanin si një kampin që ka ndihmuar shumë klubin përgjatë triumfeve të viteve të fundit.

(Kosova Sot)