Gjendja e Granit Rugovës, Fisnik Rugovës dhe Altin Morinës jashtë rrezikut për jetën

  • 23 June 2018 - 12:59
Gjendja e Granit Rugovës, Fisnik Rugovës dhe Altin Morinës jashtë rrezikut për jetën

Basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Rugova, Altin Morina dhe Granit Rugova janë jashtë rrezikut për jetën.

Të tri basketbollistët ishin në veturë me Gazmend Sinanin, bashkëlojtarin e tyre, i cili ndërroi jetë pas aksidentit shqiptar.

Zëdhënësi i kliniks së Neurokirurgjisë, Armend Kërveshi, ka konfirmuar për Telegrafin se Granit Rugova dhe Fisnik Rugova janë jashtë rrezikut për jetën.

“Fisniku ka gjakderdhje të vogël, por që nuk ka nevojë për intervenim kirurgjik. Është jashtë rrezikut për jetë. Graniti ka vetëm fraktura në trup dhe së shpejti do të lirohet prej spitalit”, theksoi Kërveshi për Telegrafin.

Tjera burime të Telegrafit konfirmojnë se Altin Morina ka pësuar lëndime të lehtë trupore.

Morina është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në spitalin e Gjakovës.

Altin Morina

Të katër basketbollistët ishin ftuar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e ardhshme.

Katër basketbollistët e Kosovës u aksidentuan pasi po festonin ditëlindjen e 27-të të Gazmend Sinanit, i cili edhe ndërroi jetë

(Kosova Sot)