Ish-futbollisti i Manchester United i del në mbrojtje Serbisë te rasti i penalltisë

  • 23 June 2018 - 14:03
Ish-futbollisti i Manchester United i del në mbrojtje Serbisë te rasti i penalltisë

Rio Ferdinand ka komentuar zhvillimet në ndeshjen Zvicër – Serbi në Kampionatin Botëror 2018.

Rio Ferdinand i ka dalë në mbrojtje ankesave nga Serbia për vendimet e gjyqtarit Felix Brych në humbjen nga Zvicra me rezultat 2:1 në Kampionatin botëror 2018.

Ish-mbrojtësi i Anglisë ka thënë se VAR do të duhej të intervenonte te rasti kur Aleksandar Mitrovic kërkoi një penallti në duel me dy futbollistë të Zvicrës.

“Mendoj se është dashur të intervenonte VAR. Nuk e di se ku ishin personat që marrin vendime, duhet të shikohen mes vete, sepse janë dy futbollistë që me veprime të mundësve po e rrëzojnë Mitrovicin”, deklaroi Ferdinand për BBC.

“Një prej tyre nuk po e shikonte fare topin. Mitrovic ishte në mes të dyve, ishte një plaçkitje dhe nuk mund të konsiderohej si ndërhyrje e palejueshme në sulm”.

Zvicra fitoi 2-1 kundër Serbisë me golat e dy shqiptarëve, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

(Kosova Sot)