Kovacic: Është koha të largohem nga Real Madridi

  • 23 June 2018 - 14:12
Kovacic: Është koha të largohem nga Real Madridi

Kovacic mendon se është koha që të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Është hapur një çështje “Kovacic” te Reali i Madridit. Mesfushori kroat, i cili është grumbulluar nga Kroacia në Botëror, e vë veten në merkato, sepse është i pakënaqur me aktivizimin e paktë te “Los Blancos.”

“Jam krenar që luaj me Realin e Madridit, por e di që këtu është shumë e vështirë për të qenë titullar”, tha Kovacic.

“E kuptoj situatën, ndaj mendoj se është më mirë që të luaj diku tjetër, kur të kem mundësinë e aktivizimit në vazhdimësi”.

Fjalë të qarta këto të 24-vjeçarit, me skuadrat italiane Juventus dhe Roma që mund të përfitojnë për të kthyer në Serinë A një lojtar tepër cilësor.

Në prononcimin për prestigjiozenspanjolle“ Marca”, Kovacic thekson se një futbollist i ri e ka të vështirë ta tregojë potencialin e tij, nëse nuk ka minutazhin e duhur në këmbë.

“Nuk e njoh trajnerin e ri Lopetegui dhe nuk kam folur me të. Gjithsesi duhet ta zgjidhim shumë shpejt çështjen time. Kam tre vite te Reali dhe kam luajtur shumë pak, kjo më ka penalizuar edhe në kombëtare. Ndoshta jam ende i ri për të dhënë kontributin tim 100%”, shtoi ai mes tjerash.

(Kosova Sot)