Serbia kërkon nga FIFA t’i ndëshkojë Xhakën e Shaqirin

  • 23 June 2018 - 15:36
Serbia kërkon nga FIFA t’i ndëshkojë Xhakën e Shaqirin

Serbia dëshiron që Granit Xhaka dhe Xherdan Sheqiri të ndëshkohen për bërjen e simbolit të shqiptarëve-shqiponjës, gjatë lojës së mbrëmshme Zvicër-Serbi.

Federata e Futbollit të Serbisë (FSS), njoftoi se do të ankohet te FIFA për Xhakën dhe Sheqirin për shkak të paraqitjes së tyre në Kaliningrad, raporton "The Telegraph".

Ata kanë përmendur atletet e Xherdan Shaqirit njëren prej arsyeve ku është e dizajnuar flamuri i Kosovës.

Image

 


Sekretari gjeneral i FSS-së, Jovan Surbatovic tha: “Ne mendojmë se u ndëshkuam përafërsisht në minutën e 66-të dhe jemi të sigurtë se do të paraqesim një apel në FIFA”.

“Por, detaji kontrovers në minutën e 66-të nuk është arsyeja e vetme që ne do t’i shkruajmë FIFA-s”.

“Ky është rasti për atletet, për flamujt e shumtë dhe për festimin e dy golave të Zvicrës”, shtoi ai më tej.


(Kosova Sot)