Liverpooli shumë pranë transferimit të portierit shqiptar

  • 23 June 2018 - 17:28
Liverpooli shumë pranë transferimit të portierit shqiptar

Liverpooli është duke e kërkuar me ngulm portierin shqiptar të Lazios, Thomas Strakosha, dhe tashmë e ka përgatitur ofertën për të.

Daily Mirror raporton se Liverpooli është i bindur se Strakosha është synimi i tij kryesor për portën dhe tashmë ka ofruar 30 milionë euro plus bonuse.

23-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë tash e dy sezone është zgjedhja e parë në portën e gjigantit italian, Lazios.

Raportohet se propozimi i Liverpoolit është 30 milionë euro, por me bonuse shtesë që mund ta çojnë këtë shumë në 35 milionë euro.

Strakosha ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2022 dhe ka dalë nga akademia e klubit pasi ishte blerë për 75.000 milionë euro nga Panionios në vitin 2012.

(Kosova Sot)