E paralajmëruan se do të ankohen në FIFA për flamujt në këpucë, kështu iu përgjigjet Shaqiri serbëve

  • 23 June 2018 - 17:36
E paralajmëruan se do të ankohen në FIFA për flamujt në këpucë, kështu iu përgjigjet Shaqiri serbëve

Mesfushori shqiptar i Zvicrës Xherdan Shaqiri, ka përsëritur qëndrimin e tij për ndeshjen e mbrëmshme, në të cilën Serbia u mposhtë me rezultat 2:1.

Shaqiri, i cili shënoi golin e fitores, ka publikuar një imazh të ri në Insta Story, në të cilin shihen këpucët e tij me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës.

Reagimi i tij vie pas paralajmërimit të kombëtares së Serbisë, se do të ankohet në FIFA për shfaqjen e flamurit të Kosovës në këpucët sportive të Shaqirit.

“Luaj me krenari”, është mbishkrimi që i ka vënë Xhaka fotografisë së publikuar.|

 

Image



(Kosova Sot)