Fotoja e re në “Instagram”, Xherdan Shaqiri u mbyll gojën serbëve

  • 23 June 2018 - 17:55
Fotoja e re në “Instagram”, Xherdan Shaqiri u mbyll gojën serbëve

Xherdan Shaqiri ka reaguar pas akuzave nga mediat serbe për flamurin Kosovar të stampuar në këpucët e tij.  26-vjeçari nga Gjilani ka publikuar një fotografi të re në “Instastory”.

Image

 

Pas akuzave për “provokim” nga Serbia, mesfushori kosovar i ekipit të Zvicrës ka përsëritur qëndrimin e tij. Serbia ka paralajmëruar ankesë në FIFA për shfaqjen e flamurit të Kosovës në këpucët e Shaqirit. Por heroi i golit të fitores 2-1 ndaj Serbisë, ka një përgjigje.

Image

 

“Luaj me krenari”, shkroi Shaqiri në postimin e publikuar në “Instastory”, shoqëruar me fotografinë e këpucëve të tij sportive me flamurin e Zvicrës dhe Kosovës.

(Kosova Sot)