Televizioni iranian s’e lejon legjendën e Barçës të dalë në program për shkak të flokëve të gjatë kaçurrelë

  • 23 June 2018 - 19:03
Televizioni iranian s’e lejon legjendën e Barçës të dalë në program për shkak të flokëve të gjatë kaçurrelë

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Spanjës dhe Barcelonës, Carles Puyol, ka pohuar se zyrtarët e televizionit italian nuk e kanë lejuar të shfaqej si komentues i Kupës së Botës për shkak të flokëve të gjatë.

Zyrtarët iranianë e kanë mohuar pohimin e spanjollit, raporton AP.

Gazeta “Jam-e Jam”, motër e këtij televizioni, e ka cituar zyrtaren qeveritare të TV-së, Morteza Mirbagheri, duke thënë se çështja ishte te paratë jo flokët.

“Nuk ka nevojë që një figurë e huaj të marrë disa qindra miliona rialë iranianë për pak minuta në program të sportit”, ka thënë Morteza.

Puyol ishte ftuar për t’u paraqitur në një program special të sportit për Kupën e Botës 2018 të mërkurën gjatë takimit Iran-Spanjë, përkrah udhëheqësit të famshëm të programit, Adel Ferdosipourit.

Uebsajti iranian Entekhab.ir e citoi Puyolin të ketë dhënë se kishte shkuar në Iran por nuk ishte lejuar të paraqitej në program për shkak të flokëve të gjatë kaçurrelë


(Kosova Sot)