Suedia i shënon super gol Gjermanisë

  • 23 June 2018 - 21:07
Suedia i shënon super gol Gjermanisë

Suedia e ka tronditur Gjermaninë duke kaluar në epërsi në Sochi.

Pas një gabimi të mesfushorit Toni Kroos, Suedia përfitoi dhe shënoi në minutën e 32-të, raporton Gazeta Express.

Ishte Ola Toivonen ai që shënoi duke e paraboluar Manuel Neuerin.

Në rast humbjeje, kampioni në fuqi Gjermania do të eliminohej nga Kupa e Botës, ndërkohë që Suedia do të kalonte tutje.

(Kosova Sot)