Gjermani – Suedi: Mbyllet pjesa e parë, kampioni në fuqi buzë eliminimit

  • 23 June 2018 - 21:11
Gjermani – Suedi: Mbyllet pjesa e parë, kampioni në fuqi buzë eliminimit

Është mbyllur pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Suedisë në stadiumin olimpik në Sochi, me epërsinë e suedezëve.

Në një pjesë lojë të dominuar plotësisht nga Gjermania, Suedia gjeti rrjetën e portës së Manuel Neuer pas gjysmë ore lojë, për 1-0.

Ola Toivonen shënoi duke e paraboluar portierin shtatlartë gjerman duke ia vështirësuar punët kampionit në fuqi.

Gjermania, që në rast se humb sonte do të eliminohet qysh në fazën grupore, pati rastin më të mirë në minutën e tretë, por Julain Draxler nuk qe në gjendje të shënonte nga pesë metra.

Në fakt, Gjermania ka qenë me fat, pasi sikur mos të kishte qenë për Neuer, tanimë do të ishte duke humbur 3-0. Neuer pati dy pritje tjera të rëndësishme, sidomos një në fund të ndeshjes kur e priti goditjen me kokë të Marcus Berg.  
 

Image



(Kosova Sot)