Drita kryen stërvitjen e parë para Santa Coloma

  • 23 June 2018 - 23:08
Drita kryen stërvitjen e parë para Santa Coloma

Kampionia e Kosovës, Drita e ka kryer stërvitjen e parë që prej mbërritjes në Gjibraltar para takimit të parë kundër Santa Colomas në rundin preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, klubi nga Gjilani ka njoftuar për stërvitjen e së shtunës, tri ditë para ndeshjes së parë kundër klubit nga Gjibraltari.

Drita e zhvillohen ndeshjen gjysmëfinale kundër Coloma të martën në orën 17:00. Në rast fitoreje, Drita do të luajë në finale të këtij rundi kundër fituesit të gjysmëfinales tjetër mes La Fiorita vs Lincoln FC, pas tri ditësh.

 “Skuadra jonë sot ka zhvilluar stërvitjen e parë në Gjibraltar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bekim Isufi ka marrë ngarkesën e duhur para ndeshjes.

Përgaditjet kan qenë intensive, poashtu lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe janë gati për sfidën me FC Santa Coloma që zhvillohet të martën prej orës 17:00 në Victoria Stadium, Gjibraltar”, thuhet në statusin e klubit të Dritës.


(Kosova Sot)