“22 veta e ndjekin topin për tërë kohën, në fund gjermanët gjithmonë fitojnë”

  • 24 June 2018 - 09:37
“22 veta e ndjekin topin për tërë kohën, në fund gjermanët gjithmonë fitojnë”

Ish-përfaqësuesi i Anglisë, Gary Lineker, ka zgjedhur rrjetet sociale, pas përmbysjes mbresëlënëse të rezultat nga Gjermania kundër Suedisë, për ta shkruar një frazë të famshme për “Mannschaft”.

Lojtar i shkëlqyer për klubet si Tottenham dhe Barcelona, Lineker tani njihet për një thënie në veçanti.

“Futbolli është sport i shpikur nga anglezët, luan 11 kundër 11 dhe gjermanët fitojnë gjithmonë”, pati thënë Lineker pasi humbi ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës Italia 1990.

Ndërkohë, mbrëmë pasi Toni Kroos ia siguroi fitoren Gjermanisë kundër Suedisë me një goditje dënimi në sekondat e fundit, Lineker e përditësoi thënien e tij.

“Futbolli është ndeshje e thjesht, 22 veta e ndjekin topin për 82 minuta dhe gjermanëve u përjashtohet një lojtar, në mënyrë që 21 veta ta ndjekin topin për 13 minuta dhe në fund gjermanët fitojnë disi”, shkroi ai në Twitter.

Jerome Boateng u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë pasi Marco Reus e barazoi rezultatin dhe para se Toni Kroos ta shënonte golin e fitores. 


(Kosova Sot)