Trajneri i Spanjës: Nuk ka faj Messi për krizën e Argjentinës

  • 24 June 2018 - 10:04
Trajneri i Spanjës: Nuk ka faj Messi për krizën e Argjentinës

Trajneri i Spanjës, Fernando Hierro, beson se kriza e thellë e Argjentinës në Kupën e Botës nuk po ndodh si pasojë e rënies së formës të Lionel Messit, duke thënë se është gjë kolektive.

Derisa djelmoshat e Jorge Sampaolit janë buzë eliminimit nga Kupa e Botës qysh në fazën grupore, Messi është kritikuar, veçanërisht pas humbjes 3-0 ndaj Kroacisë.

Një fitore ndaj Nigerisë në ndeshjen përfundimtare në Grupin D mund të jetë e mjaftueshme për Argjentinën të kualifikohen në mesin e 16 më të mirave, edhe pse Messi ende nuk ka shënuar e as asistuar në këtë turne.

Por, Hierro nuk mendon se faji qëndron te Messi.

“Gjithmonë kam menduar se çdo gjë që ndodh në një ndeshje, mirë apo keq, ndodh për shkak të një grupi. Përndryshe, më mirë luani tenis”, tha Hierro.

“Çdo gjë të mirë që Argjentina, ne apo kushdo tjetër e bën vjen nga një grup djelmoshash që kanë ardhur këtu për të luftuar për një qëllim”, shtoi ai.

(Kosova Sot)