FIFA nis hetimet edhe ndaj Federatës dhe trajnerit të Serbisë

  • 24 June 2018 - 11:18
FIFA nis hetimet edhe ndaj Federatës dhe trajnerit të Serbisë

Krahas hetimeve për dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Xhaka dhe Shaqiri, për shkak të festimeve të tyre me shenjën e shqiponjës, pas golave në ndeshjen kundër Serbisë, FIFA ka nisur hetime edhe për federatën e Futbollit dhe trajnerin e Serbisë.

Sipas një deklarate të FIFA-s, mësohet se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFA.

Deklarata e FIFA-s

Komisioni Disiplinori i FIFA ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.

(Kosova Sot)