Asist i Gashit në fitoren e Colorado Rapids

  • 24 June 2018 - 12:44
Asist i Gashit në fitoren e Colorado Rapids

Shkëlzen Gashi po rigjen pak nga pak formën e tij më të mirë në Major League Soccer.

I aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës, Gashi u bë protagonist në fitoren 3-2 të Colorado Rapids ndaj Minnesotas. 

Vetëm 5 minuta pasi kishte hyrë në fushë, futbollisti shqiptar shërbeu me një asist perfekt Mason i cili realizoi duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke i hapur rrugë suksesit të Colorados. Jahmir Hyka ndërkohë u hodh në fushë vetëm në minutën e 78-të në barazimin që San Jose Earthquakes arriti në transfertë përballë Real Salt Lake.

 


(Kosova Sot)