Kane e dyfishon epërsinë e Anglisë kundër Panamasë

  • 24 June 2018 - 14:48
Kane e dyfishon epërsinë e Anglisë kundër Panamasë

Anglia e ka dyfishuar epërsinë ndaj Panamasë, në një ndeshje që po zhvillohet momentalisht në Nizhny Novgorod.

Sulmuesi Harry Kane shënoi nga penalltia pas 22 minutave lojë për epërsinë 2-0 të Anglisë, raporton Gazeta Express.

Me fitore Anglia do ta siguronte kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa Panamaja do te përshëndetej nga Botërori.


(Kosova Sot)