“Këpuca e Artë”, Kane e kalon Ronaldon e Lukakun

  • 24 June 2018 - 17:12
“Këpuca e Artë”, Kane e kalon Ronaldon e Lukakun

Kane është golashënuesi më i mirë aktualisht në Botëror, me pesë gola.

Anglia e ka shkatërruar Panamanë, duke e mposhtur 6-1. Për “Tre Luanët” shkëlqeu sulmuesi, Harry Kane, që realizoi het-trik.

Pas këtyre tre golave, Kane ka shkuar në kuotën e pesë finalizimeve në Kupën e Botës në Rusi, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon e Portugalisë dhe Romalu Lukakun e Belgjikës, me nga katër gola.

 

 

(Kosova Sot)