Sadiku largohet nga Levante, transferohet në Turqi?

  • 24 June 2018 - 21:34
Sadiku largohet nga Levante, transferohet në Turqi?

Aventurës së Armando Sadikut te Levante po i vjen fundi.

Vetëm 6 muaj pas transferimit të tij në La Liga sulmuesi i kombëtares shqiptare mund të largohet nga Spanja për t’u transferuar në një tjetër kampionat, shkruan SS.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Sadiku ka marrë një ofertë të shkëlqyer nga klubi i sapongjitur në Superligën turke Rizespor, skuadër tek e cila luan edhe sulmuesi i përfaqësues së Kosovës Vedat Muriqi.

Levante për ta lënë të lirë 26-vjeçarin kërkon 1 milionë euro, shifër që Rizespor është e gatshme ta paguëjë, ndërkohë që për Sadikun ka përgatitur një kontratë të majme, ndërkohë që ish sulmuesi i Legias së Varshavës do ta ketë të sigurtë vendin në formacion te skuadra nga qyteti i Rize. 

 

 

(Kosova Sot)