“Tjetër garë e humbur në start, më vjen keq për Bottas”

  • 25 June 2018 - 10:24
“Tjetër garë e humbur në start, më vjen keq për Bottas”

Sebasstian Vettel nuk ka qenë aspak i kënaqur me rezultatin e arritur në Çmimin e Madh të Francës, ku u rendit vetëm në vendin e pestë.

Për më tepër, piloti gjerman i Ferrarit humbi edhe vendin e parë në renditjen për pilotë, teksa u parakalua nga kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton, i cili sot triumfoi.

Gara e Vettel u kushtëzua nga një incident që ndodhi në start, kur gjermani u përplas me makinën e Valteri Bottas-it, duke bërë që të penalizohej me 5 sekonda.

“Më vjen keq për atë incident, pasi kisha makinë shumë të mirë dhe është e sigurt që do të arrija podiumin, por ndoshta edhe të fitoja. Sa i përket rrethanave të përplasjes, e vërteta është se starti i Bottas ishte po aq i mirë sa i imi dhe nuk kisha zgjidhje tjetër në ato momente. Penalizimi me 5 sekonda ishte i drejtë dhe më vjen keq që i prisha garën edhe Bottasit”, deklaroi Vettel.


(Kosova Sot)