“Messi është i irrituar dhe i dëshpëruar”

  • 25 June 2018 - 10:27
“Messi është i irrituar dhe i dëshpëruar”

Lionel Messi është i irrituar dhe i dëshpëruar, ai dëshiron që t’i kthejë gjërat në favor për Argjentinën në Kupën e Botës, sipas Javier Mascherano.

Të besuarit e Jorge Sampaolit janë në rrezik për t’u eliminuar nga Botërori i Rusisë pas dy ndeshjeve zhgënjyese, barazim 1-1 me Islandën ku Messi humbi penallti dhe humbje 3-0 nga Kroacia.

Për të kaluar tutje, Argjentina duhet ta mposhtë Nigerinë në sfidën e fundit, që do të zhvillohet të martën nga ora 20:00.

“Leo është mirë”, tha fillimisht ai në konferencë para ndeshjes me Nigerinë.

“Ai është njeri dhe është i frustruar në mënyrën e tij, por e shoh se është i uritur për ta përmbysur këtë situatë. Dëshiron t’i tregojë botës diçka tjetër nga ajo që kanë parë në dy ndeshjet e para”.


(Kosova Sot)