De Biasi në stolin e Polonisë?! Flet ish-trajneri i Shqipërisë

  • 25 June 2018 - 10:27
De Biasi në stolin e Polonisë?! Flet ish-trajneri i Shqipërisë

Gianni De Biasi i ‘ftuar’ në Top Arena në Top Channel mbrëmjen e kaluar ka folur rreth temës së ditës, Botërorit Rusi 2018, por edhe rreth së ardhmes së tij.

Kolumbia dhe Anglia janë dy ekipet që i kanë bërë më tepër përshtypje këtë vit italianit, i cili shprehet se vështirë se mund të parashikohet se kush do të jetë fituesi i Rusi 2018.

“Kolumbia dhe Anglia janë dy ekipet që më kanë përshtypje të mirë. Është e vështirë të bëj një parashikim se kush do shkojë në finale këtë vit”, u shpreh gjatë një lidhje live përmes Skype Gianni De Biasi.

Më tej tekniku italian ka mohuar zërat që e shohin atë të marrë drejtimin e Polonisë, e cila nën drejtimin e Adam Nawalka ka zhvilluar dy ndeshje zhgënjyese në këtë botëror duke u skualifikuar ende pa u zhvilluar ndeshja e tretë.

“Zërat që më shohin tek stoli i Polonisë janë fals”, u shpreh De Biasi.

Sa i përket pasuesit të tij tek kuqezinjtë De Biasi i ka dalë në mbrojtje patriotit të tij, Panucci, për të cilin ai thotë se po has të njëjtat vështirësi që edhe ai vetë hasi në fillim.

“Panucci po has vështirësitë që kisha dhe unë në fillim. Ndeshja me Kosovën dhe me Ukrainën nuk janë vendimtare”, u shpreh De Biasi.


(Kosova Sot)