Bayerni refuzon shkëmbimin Lewandowski-Benzema

  • 25 June 2018 - 10:47
Bayerni refuzon shkëmbimin Lewandowski-Benzema

?Bayerni ka kthyer prapa ofertën e Los Blancos, nuk e duan Benzeman.

Sipas asaj që raporton “Kicker”, Bayern Munich e ka refuzuar ofertën e Real Madridit për ta shkëmbyer Robert Lewandowskin me Karim Benzeman.

Raportohet se sulmuesi i bayernit është bërë objektivi numër një i Los Blancos që duan të pasurojnë sulmin dhe ai madje tashmë ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Madridi shpresonte që ta shkëmbente atë me Benzeman, por sulmuesi francez nuk i ka bindur se është i duhuri për sulmin e tyre, pas paraqitjes zhgënjyese në Bernabeu sezonin që lamë pas, duke realizuar vetëm 5 gola në 32 paraqitje në La Liga. 


(Kosova Sot)