Mourinho e do mesfushorin e Romës, zbehet interesimi për Sergej

  • 25 June 2018 - 12:21
Mourinho e do mesfushorin e Romës, zbehet interesimi për Sergej

United është larguar nga gara për Milinkovic-Savic

Manchester United ka shfaqur interesim për lojtarin e Romës, Lorenzo Pellegrini, pas zbehjes së interesimit për Sergej Milinkovic-Savic, ka raportuar Manchester Evening News.

Mesfushori serb i Lazios ka qenë objektivi kryesor i ‘Djajve të Kuq’ gjatë kësaj vere, mirëpo janë tërhequr pas shumës që kërkuan klubi italian, më shumë se 100 milionë euro.

Pellegrini shihet si opsion më i lirë, i cili kaloi te Roma në stinorin e kaluar nga Sassuolo për 10 milionë euro.

Pellegrini ka bërë 27 paraqitje për Romën sezonin e kaluar në Serie A, duke shënuar 3 gola.

 

 

(Kosova Sot)