“Lopetegui, trajner perfekt për Madridin”

  • 25 June 2018 - 13:04
“Lopetegui, trajner perfekt për Madridin”

?Carvajal beson se Madridi ka bërë zgjedhjen e duhur duke emëruar Lopeteguin në vend të Zidanit

Pas 2 viteve e gjysmë, pasi shkroi histori duke fituar tre herë me radhë Ligën e Kampionëve, Zinedine Zidane i befasoi të gjithë duke u larguar papritur nga Real Madridi.

Kjo krijoi kaos te Los Blancos, për të gjetur zëvendësuesin e duhur, pasi nuk e kishin planifikuar pas fitores së Champions League.

SHumë emra ishin në listë për të zëvendësuar Zidanin, por në fund, ndodhi një tjetër befasi, si ajo me Zidane. Reali emëroi trajnerin Julen Lopeteguin, pak dita para Botërorit, cka shtyri SPanjën ta shkakrkojë atë menjëherë.

Sido që të jetë, Julen Lopetegui, që ka punuar me shumë lojtarë të Madridit për dy vite te Spanja, është i duhuri dhe trajneri më perfekt që Reali ka mundur ta emërojë, sipas Dani Carvajalit.

“Julen është trajneri më i mirë që Madridi ka mundur të zgjedhë. Jam i lumtur sepse e di se ai më beson. Ai është trajner perfekt për Real Madridin”, deklaroi Carvajali.


(Kosova Sot)