Tifozët e Iranit kaluan natën duke kënduar para hotelit të Portugalisë, CR7 nga dritarja iu kërkoi që të qetësohen

  • 25 June 2018 - 14:47
Tifozët e Iranit kaluan natën duke kënduar para hotelit të Portugalisë, CR7 nga dritarja iu kërkoi që të qetësohen

Ndeshja e mbetur e Përfaqësueses së Portugalisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ është ndaj asaj të Iranit.

Portugezët edhe me barazim mund të kalojnë Grupin B, por në rast se iranianët fitojnë (dhe në anën tjetër Spanja ndaj Maroku), atëherë Portugalia do kthehet në shtëpi kokë ulur.

Por, që portugezët mos ta kenë aspak lehtë janë përkujdesur edhe tifozët iranianë.

 

Ata kënduan gjatë gjithë natës para hotelit të Përfaqësueses së Portugalisë pasi qëllimi i tyre ishte t’i mbajnë lojtarët pagjumë, kështu ata të jenë të lodhur për ndeshjen kundër Iranit.

Image

 

Zhurma ishte aq e madhe nga koret e tifozëve sa për një moment u shfaq edhe Cristiano Ronaldo në dritaren e hotelit.

Ai iu kërkoi tifozëve kundërshtarë që të pushojnë pasi është koha për të fjetur.

(Kosova Sot)