Nenet e Kodit disiplinor që mund t’i dënojnë Xhakën dhe Shaqirin, por edhe Serbinë dhe trajnerin Mladen Krstajic

  • 25 June 2018 - 14:49
Nenet e Kodit disiplinor që mund t’i dënojnë Xhakën dhe Shaqirin, por edhe Serbinë dhe trajnerin Mladen Krstajic

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë në pritje të vendimit të FIFA-s në lidhje me festën e tyre në fitoren e Zvicrës kundër Serbisë (2-1) në ndeshjen e Grupit E të Kampionatit Botëror.

Dy futbollistët shqiptarë iu gëzuan golave të tyre duke bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kjo gjë është konsideruar provokim nga serbët, të cilët kanë bërë ankesë dhe shtëpia më e madhe e futbollit ka nisur hetim kundrejt dy mesfushorëve që e përfaqësojnë Zvicrën.


Vendimi eventual që mund t’i ndëshkojë dy lojtarët shqiptarë lidhet me Nenin 54 të Kodit disiplinor të FIFA-s.

Neni 54
Provokimi i publikut të përgjithshëm
Kushdo që e provokon publikun e përgjithshëm gjatë një loje futbolli do të suspendohet me dy ndeshje moslojë dhe do të ndëshkohet me gjobë prej së paku 5.000 frangash zvicerane.

Mirëpo, FIFA ka nisur hetim edhe kundër Serbisë, pasi një grup tifozësh kanë mbajtur fanella me portretin e kriminelit të luftës, Ratko Mladic.

(Kosova Sot)