Një kafene në Brazil ofron pije falas për çdo simulim nga Neymar

  • 25 June 2018 - 15:48
Një kafene në Brazil ofron pije falas për çdo simulim nga Neymar

Një kafene me lokacion në Rio De Janiero, Brazil, ka vendosur të ofrojë pije falas sa herë që Neymar simulon.

Neymar ka shënuar një gol në dy ndeshjet e para të Botërorit, ai shënoi golin e dytë të fitores kundër Kosta Rikës me rezultat 2-0.

Image

 

Mediat braziliane kanë publikuar disa lajme duke e trajtuar Neymarin si simulues, dhe kështu një kafene në Brazil ka vendosur që të ofrojë pije falas sa herë që Neymari simulon gjatë ndeshjes.

Brazili do ndeshet me Serbinë në ndeshjen e fundit të fazës grupore, dhe për Brazilin është një ndeshje shumë e rëndësishme për të siguruar kualifikimin për më tutje.