8 lojtarët me ndikimin më të madh në Rusi deri tani

  • 25 June 2018 - 18:02
8 lojtarët me ndikimin më të madh në Rusi deri tani

Janë disa yje të mëdhenj të cilët kanë shkëlqyer deri më tani në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi si: Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Harrz Kane, Toni Kroos, Diego Costa, Ivan Rakitic, Carlos Vela...

Mirëpo, kur flasim për Kampionatin Botëror, përveç yjeve që janë pjesë e këtij kompeticionit, gjithmonë ka lojtarë që na befasojnë për të mirë dhe bëhen lojtarë kyç për kombëtaret e tyre.

Këta lojtarë filluan këtë kampionat në mënyrën më të mirë.

Denis Cheryshev

Ky filloi si zëvendësues pas një lëndimi që pësoi Alan Dzagoev në minutën e 24’, kështu duke i hapur dera për t’u bërë lojtari me më së shumti gola deri tani në këtë Botëror.

Cheryshev ka shënuar dy gola në ndeshjen hapëse kundër Arabisë Saudite dhe një gol kundër Egjiptit. Edhe pse ende nuk e ka bërë më të mirën te Villsrreali, ai po shkëlqen në shtëpinë e tij.

Aleksandr Golovin

Mesfushori i ri i CSKA Moscow është njëri ndër lojtarët kryesor të skuadrës ruse. Paraqitjet e tij kanë ngjallur menjëherë interesimit te gjigantët evropian si Barcelona, Juventusi dhe Chelsea.

Përveç lojës së tij të mirë në mesfushë, ai ka shënuar një gol në ndeshjen e parë kundër Arabisë Saudite.

Mile Jedinak

Mesfushori veteran i Australisë, i cili luan për Aston Villan, në perfeksion prezanton vendin e tij: konfident, i mençur dhe i ashpër.

Ai ka marr rolin e liderit në mesfushë dhe shumë gjakftohtë te pika e bardhë e penalltisë. Dy golat e vetëm të Australisë kanë ardhur nga penalltitë, të realizuara nga Jedinak.

Ante Rebic

Një paraqitje e mirë e tij kundër Nigerisë e ka percjellë edhe në ndeshjen kundër Argjentinës me një super gol, pas një gabimi trashanik nga portieri, Willy Caballero.
Lojtari i Entracht Frankfurt është bërë pikë e rëndësishme për Kroacinë ashtu si Modrici, Rakitici e Mandzukici.

Yann Sommer

Portieri i Borussia Monchengladbachit ishte një nga më të mirët në skuadrën zvicerane në barazimin kundër Brazilit, veçanërisht me pritjen e tij në fund të ndeshjes në goditjen nga Roberto Firmino.

Po ashtu edhe në ndeshjen kundër Serbisë, Sommeri bëri një paraqitje të mirë, kështu duke ndihmuar skuadrën e tij deri te fitorja që arriti në fund të ndeshjes.

Ahmed Musa

Dy golat e tij kundër Islandës deri më tani kanë bërë që paraqitja e tij të jetë njëra ndër më të mirat si paraqitje individuale.

Të dy golat ishin të mrekullueshëm, falë kontrollit të tij me topin dhe gjakftohtësisë së tij para golit. Nigeria po shpreson për të shkuar më tutje falë sulmuesit të CSKA-së, i cili pritet të shkëlqejë edhe në ndeshjen kundër Argjentinës.

Juan Quintero

Edhe pse Quintero nuk ka bërë paraqitje të mira në Evropë, është rikthyer duke treguar më të mirën e tij në Botërorin që po mbahet në Rusi.

Ai shënoi gol kundër Japonisë dhe bëri një paraqitje të mirë duke ndihmuar vendin e tij të fitoj kundër Polonisë.

Hirving Lozano 

Dy ndeshje të vetme mjaftojnë që Lozano të konsiderhot një hero i vërtetë në Meksikë. Në ndeshjen e parë, ai shënoi golin e vetëm kundër Gjermanisë, kështu duke shokuar të gjithë pas fitores së meksikanëve ndaj kampionëve aktual, gjermanëve.
Sulmuesi i PSV-së zhvilloi një ndeshje tjetër të mirë për Meksikën kundër Koresë Jugore, Meksika siguroj fitoren tjetër të radhës ndërsa Lozano si 22-vjeçar pa dyshim që do të jetë mjaft i përfolur në këtë afat kalimtar veror nëse vazhdon me paraqitjet e tij të mira.


(Kosova Sot)