Uruguai e shkatërron Rusinë, e fiton Grupin A

  • 25 June 2018 - 18:04
Uruguai e shkatërron Rusinë, e fiton Grupin A

Uruguai e ka fituar Grupin A në Kupën e Botës pas fitores së thellë 3-0 ndaj rivalit direkt për vend të parë, Rusisë, të hënën.

Luis Suarez me një gol të bukur nga goditja e dënimit i dha Uruguait epërsinë ndaj rusëve pas vetëm 10 minutave lojë.

Uruguai u shfaq shumë dominuesve ndaj Rusisë në pjesën e parë dhe ia doli ta dyfishoi epërsinë, kur mbrojtësi rus Cheryshev dënoi në portën e vet në tentim për ta bllokuar goditjen e fuqishme të Diego Laxalt.

Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, gjërat u vështirësuan për Rusinë, pasi Smolnikov u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Në pjesën e dytë, Uruguai vazhdoi ta kontrollojë lojën duke e vulosur fitoren me një gol të Endison Cavanit në fund të ndeshjes.

Urugai e mbyll Grupin A si lider me 9 pikë, duke lënë prapa Rusinë me 6.

Ndërkohë, dueli tjetër i këtij grupi mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite, u mbyll pa fitues.

Uruguai dhe Rusia kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa Egjipti i Mohamed Salahut dhe Arabia Saudite përshëndeten nga Botërori me vetëm nga një pikë.


(Kosova Sot)