"The Guardian" zbulon historinë e prekshme të Modric e Mandzukiq

  • 12 July 2018 - 09:50

Një histori e pazakontë e një shteti të Europës që ende është i traumatizuar nga dhuna dhe lufta që e përjetoi në vitet e 90’. Militantët serbë kishin vrarë gjyshin e Luka Modric, sot kapiten i skuadrës së Kroacisë, e cila në këtë Botëror arriti në Finale. Si fëmijë, Mario Mandzukiq kishte shkuar si refugjat në Gjermani.

Gazeta angleze prestigjioze "The Guardian" përmes një shkrimi, ka treguar për talentet dhe arritjen e Kroacisë deri këtu ku është. Fitorja e madhe e mbrëmshme kundër Anglisë me rezultat 2:1, ka lënë gojë hapur botën.

Arritja e Kroacisë në gjysmëfinale padyshim që ishte fitore, madje ishte mbi pritshmërinë, shanset demokrafike e ekonomike. Ky vend i vogël, në formë të patkua gradualisht po del nga kriza ekonomike, por megjithatë, e zhytur në problemet politike.

Në Moskë, që nga fillimi i kampionatit, përkrahësit kroatë mbanin pankartat “Kemi ardhur për të fituar, nuk dorëzohemi”.

"Imagjinoni nëse futbolli kroat kishte ekzistuar para atij anglez!", tha trajneri Zlatko Daliç kur Kroacia e mundi Rusinë në çerekfinale.

(Kosova Sot)