Strootman i komenton blerjet e reja të Romës - Sport - Kosova Sot
Strootman i komenton blerjet e reja të Romës

Strootman i komenton blerjet e reja të Romës

Kevin Strootman është i kënaqur me Romën për punën e saj në këtë afat kalimtar të transferimeve, duke thënë se gjithçka do të fillojë nga e para.

Klubi italian deri më tani ka kompletuar nënshkrimet e lojtarëve si Ante Coric, Justin Kluivert dhe Javier Pastore, klshtu që Eusebio Di Francesco do t’i fillojë përgatitjet për stinorin e ri me disa emra të ri.

“Ne jemi të lumtur që jemi këtu, ndihemi si në shtëpi”, ka thënë Strootman për Roma TV.

“Çdo gjë është rregulluar këtu, fushat janë të bukura dhe ne mund të punojmë për mrekulli këtu”.

“Këtë vit do të punojmë të gjithë bashkë nga fillimi”.

“Lojtarët e ri e stimulojnë skuadrën, ka disa nënshkrime të reja dhe kjo është shumë e rëndësishme nëse dëshirojmë të shkojmë përpara”.


(Kosova Sot)

21 orë e 13 minuta më parë
23/07/18