Mbappe: Kroacia janë skuadër me b**e

  • 13 July 2018 - 19:24
Mbappe: Kroacia janë skuadër me b**e

Kroacia arriti që për herë të tretë nga shtesat të kalonte në finale të Botërorit për herë të parë duke fituar kundër Anglisë

E për këtë gjë Kylian Mbappe e ka përshkruar skuadrën kroate si një skuadër me b**e.

Mbappe është njëri prej yjeve dhe lojtarëve më të mirë në Rusi, derisa paraqitja më e mirë ishte kundër Argjentinës ku shënoi dy gola. Ai cilësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të Francës.

Në një intervistë të xhiruar për federatën franceze të premten, sulmuesi i Paris Saint-Germain impresionoi shikuesit spanjoll kur përdori termin “cojones”, një term ky për ‘b**e” .

Kjo nuk ka shumë vëmendje por kjo tregon se Mbappe është duke e mësuar spanjishten dhe se ndoshta këtë ai është duke e bërë pas interesit të Real Madridit, të cilët larguan Ronaldon nga skuadra gjatë kësaj jave.

Ndryshe, në këtë intervistë, Mbappe ka pasur një mendim shumë të mirë për Kombëtaren kroate.

 

 

(Kosova Sot)