Kroacia merr lajm tronditës para finales së Botërorit

  • 14 July 2018 - 19:08
Kroacia merr lajm tronditës para finales së Botërorit

Kroacia ka marrë një lajm shumë shqetësues para finales së Kupës së Botës kundër Francës, e cila do të zhvillohet nesër në Moskë.

Anësori i Interit, Ivan Perisic, është duke punuar kundër kohës për t’i riaftësuar për ndeshjen e nesërme finale në Botërorin Rusia 2018.

Perisic ishte figurë kyçe në fitoren e Kroacisë 2-1 kundër Anglisë në gjysmëfinale, pasi shënoi gol dhe asistoi për Mario Mandzukicin duke ia siguruar finalen vendin të tij.

Por, në atë ndeshje, ai pësoi një lëndim në kofshe dhe edhe pse testet nuk treguan ndonjë dëm serioz, ai ka shumë pak kohë për ta rimarrë veten.

Kroacia pati një seancë tjetër stërvitore sot dhe Perisic nuk mori pjesë në të.


(Kosova Sot)