Trajneri i Kroacisë: Luajtëm ndeshje të madhe, duhet të jemi krenar

  • 15 July 2018 - 23:39
Trajneri i Kroacisë: Luajtëm ndeshje të madhe, duhet të jemi krenar

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka thënë se ekipit i tij duhet të ndihet krenar për ndeshjen e madhe që e bër në finale të Kupës së Botës, përkundër se u mund 4-3 nga Franca.

Mund të thuhet pa pikë dyshimi se loja që zhvilluan kroatët ishte e mrekullueshme, veçanarisht në pjes e parë, pavarësisht rezultatit.

Dalic ka bërë një punë të shkëlqyer me Kroacinë dhe është mbase meritori më i madh për arritjen e saj historie. 

“Fillimisht dua të uroj Francën për këtë titull. Për ne mund të them se kemi luajtur një ndeshje të madhe, por u penalizuam nga ajo penallti. Pavarësisht kësaj humbje, duhet të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë deri tani", tha Dalic. 

Ai kërkoi falje që ekipi i tij s'e bëri edhe hapin final në këtë turne.

"Ne kemi arritur suksesin më të madh në futbollin kroat, por na ka mbetur diçka peng dhe kërkoj falje pasi ne mund të bënim një tjetër hap më shumë. Nuk është se Franca na surprizoi, pësuam dy gola të lehtë të cilëve u shtohen një autogol dhe një penallti”, shtoi ai.

 

 

(Kosova Sot)