E zbulon mbrojtësi i Argjentinës: Po, pata konfrontim fizik me Messin

  • 15 July 2018 - 23:59
E zbulon mbrojtësi i Argjentinës: Po, pata konfrontim fizik me Messin

Mbrojtësi Nicolas Burdisso ka zbuluar se ka pasur konfrontim fizik në zhveshtore me Lionel Messin në kohën kur luante për Argjentinën.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar e ka kaluar shumicën e karrierës në Itali me Interin, Romën, Genoan dhe Torinon, dhe tani është lojtar i lirë.

Pas Kupës së Amerikës më 2011, Burdisso nuk luajti më për Kombëtaren argjentinase dhe tani e ka zbuluar incidentin me Messin.

“Patëm një konfrontim fizik në zhveshtore. Nuk mendoj se isha i vetmi që i ka bërtitur atij, por gjërat të tilla ndodhin në zhveshtore”, tha Burdisso për Telefe në Argjentinë.

“Tashmë veçse ishim fjalosur në fushë, sepse ai e donte topin dhe unë tentoja t’ia pasoja por nuk mundja. Ai u zemëruar për lojën, ndërsa unë për situatën”, tregoi ai.

“U futëm në zhveshtore dhe kur e pashë se po vinte në drejtim timin, u ndala dhe e prita. U detyruan të na ndanin”, theksoi ai.

 

 

(Kosova Sot)