Shqiptari qëllon fituesin e Kampionatit Botëror, ka fituar një shumë të madhe parash

  • 16 July 2018 - 09:11
Shqiptari qëllon fituesin e Kampionatit Botëror, ka fituar një shumë të madhe parash

Me përmbylljen e finales së Botërorit 2018 në Rusi, në rrjetet sociale në Shqipëri kanë nisur të publikohen fotot e një sërë komentesh në lidhje me ndeshjen me një total prej 6 golash.

Shumëkush ka postuar një mendim apo një foto të rezultatin, por ka patur edhe nga ata shqiptarë që këtë ndeshje botërore e kanë luajtur në baste. 

Njëri prej tyre, një qytetar nga Elbasani ka patur mjaft fat pasi ka arritur të gjejë rezultatin “në kokë” të ndeshjes.

Qytetari nga Elbasani ka luajtur me pak para, 5 mijë lekë të vjetra, me një koeficient të çmendur prej 151. Shuma që ai ka fituar është thuajse një milion lekë, 750 mijë lekë të vjetra, që i bie 594.617 euro.


(Kosova Sot)