Trazira në Francë pas fitores së Botërorit, dy të vdekur

  • 16 July 2018 - 09:12
Trazira në Francë pas fitores së Botërorit, dy të vdekur

Fitorja e Kampionatit Botëror të Futbollit nga ana e Francës në përballje me Kroacinë, përveç festimeve është shënuar edhe me incidente dhe trazira. Dy adhurues të Francës kanë vdekur pas dhunës që është shkaktuar në Francë pas fitimit të Botërorit nga skuadra francize.

Image

Bëhet fjalë për një burrë 50-vjeçar, i cili humbi jetën pasi u hodh në një kanal me ujë, duke përplasur fuqishëm pjesën e qafës, çka bëri që të ndërrojë jetë.
 

Image

Ndërsa afër Saint-Felix, ishte personi i dytë që ka vdekur, ishte një burrë 30-vjeçar dhe ka vdekur pasi vetura e tij është përplasur në një pemë për shkak të festimit të tij pas fitores së Francës. 

Image

Grupe tifozësh kanë hedhur objekte të forta kundër vitrinave të dyqaneve duke bërë plaçkitje, veçanërisht në ‘Drugstore Publicis’, pak metra larg Harkut të Triumfit në Paris, ku ishin të projektuar emrat e futbollistëve heronj të fitores së Moskës. 
 

Image

Efektivët e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe grupet e tifozëve u shpërndanë më në periferi, përreth Place de la Concorde. 

Incidente dhe gaz lotsjellës pati edhe në qendër të Lione, në Rouen dhe Mentone.Rreth 110 mijë agjentë u angazhuan nga ministria e Brendshme franceze, për të garantuar këtë fundjavë.


(Kosova Sot)