Drogba dhe Mourinho e quajnë njëri tjetrin babë dhe bir

  • 16 July 2018 - 09:52
Drogba dhe Mourinho e quajnë njëri tjetrin babë dhe bir

Në një intervistë gjatë Botërorit Rusia 2018, Didier Drogba e ka përshëndetur Morunihno duke i thënë ‘Papa’. Ndërsa Mourniho e ka quajtur ‘bir’ pasi këta të dy kishin marrëdhënie të mira me njëri tjetrin gjatë kohës së tyre në Chelsea.

Gazetari fillon duke i treguar Mournihos në intervistë se para tij në Moskë ishte edhe Drogba. 

Përshendetje Papa”, i kishte thënë Drogba Mournihos.

“Papa... papa është papa, mendoj që gjithmonë është kështu dhe bir është bir gjithmonë po ashtu”, është përgjigjur Mourinho.

“I kam dhënë atij mundësinë më të madhe të karrierës së tij kur kaloi nga Marseille në Premierligë. Kështu që i kam dhënë atij diçka të rëndësishme por ai më dha mua djersën dhe gjakun e tij”.

“Çdo minutë ka qenë në fushë për mua, kështu që Papa është Papa dhe fëmija im është fëmija im edhe pse ai duket më i vjetër se unë, (qeshë)”.


(Kosova Sot)