Hamsik e paralajmëron Ronaldon

  • 16 July 2018 - 11:06
Hamsik e paralajmëron Ronaldon

Marek Hamsik e ka paralajmëruar Juventusin dhe Ronaldon duke i thënë se nëse nuk je Maradona, nuk mund të fitosh çdo gjë vetë.

Transferimi i Ronaldos në Juventus është përshkruar si transferimi më i madh i bërë nga klubi italian në vitet e fundit.

“Juventusi më i fort me Ronaldon? Një lojtar nuk mund të fitoj vetë çdo gjë”, tha mesfushori për Corriere dello Sport.

“Edhe nëse je më i miri në botë... në fakt nëse nuk je Maradona, nuk mund të fitosh çdo gjë”.

“Stinori i kaluar? Ne e humbëm titullin më shumë se që e fitoi Juventusi, por në atë vikend aty ishin dy situata, të cilat na demoralizuan”.

(Kosova Sot)