Plepolli: Futbolli nuk shkon me të njohshëm

  • 16 July 2018 - 11:45
Plepolli: Futbolli nuk shkon me të njohshëm
Edicioni i ri po pritet me kërshëri nga adhuruesit e futbollit

Ish-futbollisti i mirënjohur, tash analist, Arsim Plepolli, ka thënë se ekipet tona kur të përforcohen duhet të mendojnë pikërisht për gara ndërkombëtare, e jo të sjellin përforcime vetëm sa për gara vendore

"Ajo që është shqetësuese është fati se tek ne ende ekziston një lloj familjarizimi në përzgjedhjen e trajnerëve apo lojtarëve. Pra, për t'u angazhuar në ndonjë klub duhet të kesh ose lidhje familjare ose ndonjë lloj shoqërie me drejtuesit e bordit të klubit, ndryshe nuk angazhohesh. Kjo nuk është profesionalizëm dhe kështu nuk ecim përpara", ka thënë Arsim Plepolli për gazetën "Kosova Sot" 

Afati kalimtar i verës në futbollin kosovar po cilësohet si mjaft i bujshëm. Prishtina, Drita, Feronikeli, Llapi e Trepça'89, kanë bërë bukur shumë lëvizje me synime për të krijuar ekipe sa më kompetitive në edicionin e ri. Megjithatë, analistët e futbollit kosovar po cilësojnë se këto lëvizje janë të ngjashme me ato të viteve të kaluara, kështu që ata dyshojnë fort se do të kemi ngritje të dukshme të cilësisë. Deshëm apo jo, duhet pranuar që niveli i futbollit tonë karshi atij evropian mbetet shumë i ulët e kjo më së miri u pa edhe sivjet, kur skuadrat tona morën pjesë në garat ndërkombëtare. Edhe pse Prishtina është shumë afër të kalojë në rundin e dytë, njohësit po e cilësojnë si një paraqitje jo të mirë dhe fati i vetëm i Prishtinës që është ende në gara është fakti që pati shumë fat në hedhjen e shortit, duke u ndeshur me skuadra të Gjibraltarit e Luksemburgut. Drita pati një test më serioz atë me Malmo-n e Suedisë dhe u mposht shumë lehtë me rezultat 3:0, duke mos pasur kështu asnjë gjasë për ndeshjen e kthimit. Ish-futbollisti i mirënjohur, tash analist, Arsim Plepolli, ka thënë se ekipet tona kur të përforcohen duhej të mendojnë pikërisht për gara ndërkombëtare e jo të sjellin përforcime vetëm sa për gara vendore. Trajner me miqësi "Nëse i krahasojmë përforcimet e këtij edicioni me ato të kaluara, them se janë të njëjta, pra përforcime me lojtarë vendorë, aty këtu ndonjë nga Shqipëria e Maqedonia. Nëse flasim për ngritje të cilësisë ndoshta do të ketë pak ngritje kjo për faktin se Drita e Prishtina kanë përfituar shumë nga ana financiare me daljen në Evropë, prandaj edhe ekipet tjera e kanë këtë synim dhe do ta rrisin rivalitetin në gara çka nuk ka sesi mos të ndikojë edhe në nivelin e lojës", ka thënë Plepolli për gazetën "Kosova Sot", i cili megjithatë nuk e pëlqen mënyrën e funksionimit të klubeve tona. "Ajo që është shqetësuese është fati se tek ne ende ekziston një lloj familjarizimi apo shoqëri në përzgjedhjen e trajnerëve apo lojtarëve. Pra, po e shohim që kjo gjë shkon me shoqëri ose duhet të jesh mik i mirë me drejtuesit e klubeve, nëse dëshiron të të marrin trajner apo lojtar", ka thënë Plepolli për gazetën "Kosova Sot". Sukseset vijnë vetëm me punë Sipas Plepollit, derisa në Kosovë ekziston kjo mënyrë e funksionimit të klubeve, ku përzgjedhja e lojtarëve apo e trajnerëve bëhet përmes miqësisë e jo duke e shikuar anën profesionale, gjërat në terren nuk do të jenë aspak mirë. "Duhet të jemi më syçelë dhe profesionalë. Sukseset nuk vijnë vetë. Ne duhet të marrim shembull Kroacinë, edhe ajo ka qenë në luftë dhe është pjesë e Ballkanit. Është 4 milionë banorë dhe ka pasur krizë ekonomike, por shikoni ku luajnë lojtarët e saj, pra në klubet më të mëdha evropiane. Kroacia jo rastësisht është këtu ku është sot. Kjo pasi aty nuk ka dajë nuk ka kushëri nuk ka shokë, por ka vetëm punë e profesionalizëm dhe sukseset nuk kanë se si të mungojnë", ka përfunduar Arsim Plepolli.

Sipas Plepollit,derisa në Kosovë ekziston kjo mënyrë e funksionimit të klubeve,ku përzgjedhja e lojtarëve apo e trajnerëve bëhet përmes miqësisë e jo duke e shikuar anën profesionale të tij,gjërat në terren nuk do të jenë aspak mirë.

(Kosova Sot)