Matuidi i kërkon Pogbas që të rikthehet në Juventus, ai i përgjigjet kështu

  • 16 July 2018 - 12:13
Matuidi i kërkon Pogbas që të rikthehet në Juventus, ai i përgjigjet kështu

Pas fitores së djeshme të Francës kundër Kroacisë me rezultatin 4-2 në finalen e Botërorit Rusia 2018, gjatë festimeve, Blaise Matuidi i ka kërkuar Paul Pogbas që të rikthehet në Juventus.

Pogba ka shënuar njërin nga katër golat e Francës në finalen e Kampionatit Botëror kundër Kroacisë. Gjatë festimeve të francezëve në dhomën e zhveshjeve, Pogba ka shkuar drejtpërdrejtë në Instagram dhe pastaj iu është bashkuar Matuidi, duke i thënë që të rikthehet në Juventus, pastaj ai është përgjigjur duke i thënë: “OOOOH, Zonja e Vjetër, Zonja e vjetër”.

(Kosova Sot)