Braziliani rikthehet në Milan

  • 16 July 2018 - 15:15
Braziliani rikthehet në Milan

Leonardo është një hap afër rikthimit të tij në Milan si menaxher gjeneral i klubit italian.

Leonardo është në bisedime me Milanin për t’u rikthyer në Milan, edhe pse kishte pakënaqësi nga tifozët milanist për këtë ndryshim.

Braziliani si lojtar i Milanit gjatë periudhës 1997-2001, ka shënuar 30 gola në 124 paraqitje, duke fituar një Scudetto dhe Coppa Italia.

Ai pastaj u rikthye në Milan pas pensionimit të tij, së pari si drejtor teknik e pastaj si trajner në stinorin 2009-10.

Mirëpo, 48-vjeçari e ka shokuar Milanin kur kaloi të rivalët e klubit, Interi, në dhjetorin e vitit 2010 si trajner i tyre. Për këtë arsye ai është kritikuar nga ‘rossonerët’, të cilët nuk e duan një rikthim të tij

(Kosova Sot)