Spastrim në Barcelonë, 7 futbollistë largohet nga klubi

  • 16 July 2018 - 16:42
Spastrim në Barcelonë, 7 futbollistë largohet nga klubi

Me dy blerje tashmë të konfirmuara dhe të tretën në përgatitje e sipër, Barcelona e ka nisur “operacionin e spastrimit”, i cili do të rrjedhë në bashkërendim me prurjet e reja.

Klubi katalonas ka futbollistë më shumë se që nevojitet në skuadër, veçanërisht kur kihet parasysh fakti që trajneri Ernesto Valverde ka dëshirë të punojë me një grup të vogël futbollistësh.

Për ta arritur zvogëlimin e skuadrës, klubit i duhet ta përshpejtojë punën për largimin e disa prej futbollistëve sa më shpejt.

Gati gjysma e futbollistëve që janë grumbulluar për ditët e para për përgatitje parasezonale (shtatë) nuk do të llogariten nga Valverde sapo të nisë sezoni i ri në La Liga.

Lojtarët që do të largohen nga Barça: Andre Gomes, Aleix Vidal, Marlon Santos, Munir, Douglas, Rafinha and Sergi Samper. 

(Kosova Sot)