Chelsea futet në garë për mesfushorin e Lazios

  • 16 July 2018 - 23:23
Chelsea futet në garë për mesfushorin e Lazios

Chelsea është futur në garë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, sipas Corriere dello Sport.

Trajneri i ri i klubit nga Londra, Maurizio Sarri, e njeh mirë serbin nga koha e tij në Napoli dhe tani e dëshiron atë në “Stamford Bridge”.

Juventusi ka qenë skuadër e interesuar në Milinkovic-Savicin, por “Zonja e Vjetër” është tërhequr nga gara pasi e ka transferuar Cristiano Ronaldon.

 

 

 


(Kosova Sot)