Interi mund të shesë Perisicin dhe Candrevan për Chiesan

  • 17 July 2018 - 13:52
Interi mund të shesë Perisicin dhe Candrevan për Chiesan

Raportohet se Interi është i gatshëm të sakrifikojë Ivan Perisicin dhe Antonio Candrevan për sulmuesin e Fiorentinas, Federico Chiesa.

Talenti i Violas me shumë mundësi do të jetë një nga emrat më të ndritur në futbollin italian në të ardhmen dhe për atë kanë shfaqur interes edhe Roma e Napoli.

Fiorentina për kartonin e tij kërkon 70-80 milionë euro dhe tashmë kanë refuzuar një ofertë nga Napoli në vlerë 50 milionë euro, plus Marko Rog dhe një lojtar tjetër.

Sipas La Repubblicas, Interi është i vendosur për të nënshkruar me Chiesan.

Por, për ta bërë këtë janë të detyruar për të shitur Perisicin dhe Candrevan për të rritur fondet.

Kroati ishte një nga më të mirë te Përfaqësuesja e Kroacisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Nuk duhet harruar se Perisic vazhdon të jetë në listën e transferimeve të Jose Mourinhos te Manchester Unitedi. 

(Kosova Sot)