Barcelona e spastron mbrojtjen

  • 18 July 2018 - 16:59
Barcelona e spastron mbrojtjen

Barcelona pritet ta shesë njërin prej dy qendërmbrojtësve, Yerry Mina, apo Thomas Vermaelen, gjatë kësaj vere, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Kampioni i La Ligës së fundmi u përforcuar në mbrojtje me francezin Clement Lenglet nga Sevilla dhe tani trajneri Ernesto Valverde dëshiron ta heqë qafe të paktën një qendërmbrojtës, me Minan dhe Vermaelenin në mesin e atyre që mund të largohen.

Gjasat më të mëdha janë që Mina të largohet dhe Barça pret të marrë oferta për të që kalojnë shifrën 20 milionë euro, pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës 2018 në Rusi për Kolumbinë.

(Kosova Sot)