Perez flet për herë të parë pas largimit të Cristiano Ronaldos

  • 18 July 2018 - 18:29
Perez flet për herë të parë pas largimit të Cristiano Ronaldos

Gjatë prezantimit të lojtarit të ri Alvaro Odriozola, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka theksuar se ekipi i parë është duke u përforcuar me prurje të reja të cilat i vlerësoi i fantastike.

Pas një verë në të cilën i humbi dy njerëzit kryesorë, Cristiano Ronaldon dhe trajnerin Zinedine Zidane, Perez ishte këmbëngulës në nënvizimin e gjërave pozitive për klubin.

“Odriozola ka zgjedhur të vijë në klubin më kërkues”, tha Perez.

“Ai nuk do të harrojë kurrë se Real Madridi asnjëherë nuk dorëzohet dhe këtu duam që të jeni të lumtur. Kjo është ëndrra dhe sfida e karrierës suaj, faleminderit që na zgjodhe neve”, tha Perezi drejtuar Odriozolas.

Ai nënvizoi se Real Madridi është duke u përforcuar këtë verë.

“Kemi skuadër të madhe që do të përforcohet me lojtarë fantastikë”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)