Presidenti i CSKA-s e paralajmëron Chelsean për Golovinin

  • 18 July 2018 - 22:27
Presidenti i CSKA-s e paralajmëron Chelsean për Golovinin

Presidenti i CSKA Moscow, Evgeniy Giner, e ka paralajmëruar Chelsean se klubet rivale do të kërkojnë të nënshkruajnë me Aleksandr Golovin.

Chelsea e ka kërkuar Golovinin prej fillimit të këtij afati kalimtar veror, me trajnerin e ri të klubit londinez, Maurizio Sarri, i cili tha në konferencë për media se është i interesuar të shtojë cilësi në skuadër.

Në një intervistë për uebsajtin rus “Sport24”, Giner ka thënë se nuk është arritur marrëveshje mes klubeve por ka mundësi që Golovin të ndërrojë klub shumë shpejt.

“Për të mos e shkatërruar, duhet ta lëmë të shkojë. Deri më sot nuk kemi marrëveshje, megjithatë. Kur të marrim ofertë, tentojmë ta negociojmë hapur. Zv.presidenti i Monacos na ka vizituar dhe ka bërë ofertë për Golovinin. Nëse flasim për Chelsean, atëherë nuk ka marrëveshje të mbyllur me ta”, tregoi Giner.

 

 

(Kosova Sot)