Pogba e kontakton Juventusin, dëshiron të rikthehet

  • 19 July 2018 - 13:57
Pogba e kontakton Juventusin, dëshiron të rikthehet

Paul Pogba e ka kontaktuar Juventusit për t’u rikthyer pas dy viteve qëndrim te Manchester United, shkruan Mirror.

Francezi u rikthye në Old Trafford në vitin 2016 pas katër viteve që luajti për Juventusin. Juventusi i ka treguar ambiciet e tij duke e transferuar Cristiano Ronaldon nga Real Madridi për 112 milionë euro.

Transferimi i Ronaldos dhe ambicia e Juventusit për të ardhmen e ka bërë që Pogba ta mendoj rikthimin te ‘Zonja e Vjetër’. 

Juventusi tani ka mundësi më të mëdha për ta fituar Ligën e Kampionëve se sa Manchester Unitedi. E Liga e Kampionëve tani është prioriteti i Pogbas pas triumfit të Kampionatit Botëror në Rusi. 

Pogba ka bërë 88 paraqitje me Unitedin, dhe ka shënuar 15 gola, duke e fituar Evropa Ligën dhe EFL Cup.


(Kosova Sot)